Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar gratë dhe vajzat për 8 Mars – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e cila shënohet edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka apeluar se lufta për barazi dhe drejtësi për gratë duhet të vazhdojë jo vetëm gjatë 8 marsit.
Gjithashtu, kreu i PDK-së, ka theksuar se angazhimi dhe solidariteti për të përforcuar zërat e grave dhe duke mbrojtur të drejtat e tyre është obligim dhe detyrë e secilit.
Postimi i plotë:
Sot, derisa shënojmë arritjet dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave të vendit tonë – është tejet e rëndësishme që të mos përkufizojmë të drejtat e tyre vetëm në simbolikat e 8 Marsit.
Në vend të kësaj, le të shfrytëzojmë këtë ditë si mundësi për t’u ripërkushtuar ndaj luftës së vazhdueshme për barazi dhe drejtësi, jo vetëm sot, por çdo ditë të vitit – dhe po, edhe në 365 ditët e këtij viti.
Angazhimi dhe solidariteti për të përforcuar zërat e grave, duke mbrojtur të drejtat e tyre dhe duke punuar pa u lodhur për të krijuar një shtet ku çdo grua vlerësohet, respektohet dhe fuqizohet për të përmbushur potencialin e saj – është obligim dhe detyrë e secilit prej nesh.
Urime 8 Marsi!/Arbresh.info
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...