Krasniqi tregon pse erdhi deri te vendimi për protestë nesër dhe cilat rrugë do të bllokohen

23:47 | 28 Maj 2025
Q L

Bizneset kanë paralajmëruar për nesër një protestë, e cila do të mbahet si shkak i mos-shtyrjes së vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, e i cili vendim pritet të hyjë në fuqi pas tri ditëve.

Në lidhje me këtë protestë ka folur kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Skënder Krasniqi, i cili tha se vendimi për protestën është marrë pa dëshirën e tyre, por është rezultat i përpjekjeve të dështuara me qeverinë që të arrijnë një ujdi dhe ta shtyjnë vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë.

“Meqenëse ata nuk morën vendim dhe nuk u pajtuan dhe ishin që të fillojë kjo dhe ZRRE-ja nuk reagoi, ne u detyruam që ta bëjmë këtë bllokadë dy orëshe, me paralajmërim, që të mos vazhdojmë pastaj me bllokada tjera dhe veprime të tjera gjatë javës së ardhshme”.

“Do të dalim me makina por do të ketë edhe njerëz të cilët do t’i bllokojnë katër hyrjet kryesore të kryeqytetit. Natyrisht që do të ketë vijë për emergjenca, por do të ketë bllokada për makina dhe qytetarë”, tha Krasniqi në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, Krasniqi u shpreh se nesër nga ora 10:00 deri në 12:00 do të bllokohet rrugët kryesore që çojnë në hyrje të kryeqytetit.

“Do të bllokohen rrugët kryesore, hyrje-dalja për në Ferizaj-Shkup. Do të bllokohet tek ‘rrethi i flamurit’, pastaj do të bllokohet te ‘rrethi i madh’, në hyrje nga Fushë Kosova dhe Mitrovica. Dhe do të bllokohet hyrja nga Podujeva për dy orë”, tha ai.

Të ngjashme

Foto lajm