Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi thotë se 28 Nëntori është një datë me rendësi të veçantë për shqiptarët, i cili na kujton shumë data të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar.
“28 Nëntori na kujton shumë data të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar. Nëntori i Gjergj Kastriotit Skënderbeu, pastaj nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar, dalja në skenë publike e UÇK-së”, ka thënë Krasniqi sot gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ai tha se familja Jashari dhe komandanti legjendar Adem Jashari e shumë dëshmorë të tjerë, dhanë më shtrenjtën për Pavarësinë e Kosovës.
Krasniqi theksoi se në këtë ditë duhet nderuar ata breza që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë Shqipërisë dhe Kosovës.
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...