Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Gjilan ku ka takuar strukturat e PDK-së së këtij qyteti.
Në një adresim para të rinjve, Krasniqi tha se arsyeja kryesore pse po ka ikje të madhe të tyre nga Kosova është sepse qeveria aktuale nuk po ua përmbush kërkesat e tyre.
“Për fat të keq, sot shumë rinj në Kosovë nuk e imagjinojnë një të ardhme të sigurtë në vend, sepse qeverisja aktuale nuk po i plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucione, prandaj detyrë e secilit duhet të jetë rikthimi i Kosovës në binarët e zhvillimit dhe përparimit”, bëhet e ditur në komunikatën e PDK-së./arbresh.info/
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...
Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion V...
34 kryesues ndalohen për 48-orë për manipulim votash në Mitr...
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt