Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, zhvilloi sot një takim me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.
Krasniqi theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka luajtur gjithmonë një rol të drejtpërdrejtë në proceset kyçe për Kosovën dhe se PDK-ja dëshiron që ky angazhim të vazhdojë në të ardhmen.
Gjatë takimit, Krasniqi e informoi Sekretarin Lammy për vizionin e PDK-së për formimin e Qeverisë së re.
“Sekretarin Lammy e informova për vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës për të marrë përgjegjësinë në formimin e Qeverisë së re, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, me objektiva të qarta për zhvillimin ekonomik, rikuperimin dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë dhe avancimin e integrimit euroatlantik. E mirëpresim emërimin e Ambasadores Karen Pierce si e Dërguar e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, duke besuar se përvoja e saj do të jetë e vlefshme edhe në proceset tjera të rëndësishme për Kosovën. Roli i Britanisë dhe uniteti i QUINT-it janë vendimtarë për stabilitetin rajonal. Kosova ka në Mbretërinë e Bashkuar një mik të dëshmuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron