Profesori i pensionuar i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka rikujtuar dhe vënë në pah faktin se si në përgjimet e grupeve kriminale në shumicën e bisedave ishte evidentuar se me to fliste presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Po ashtu, përveç tij, edhe djali i Vuçiqit, Andreja ishte i lidhur me disa grupe kriminale atje.
Këtë rikujtim ai e ka bërë duke krahasuar me intervistën e Vjosa Osmanit në BBC ku e quajti Kosovën vend të zhytur në krim e korrupsion.
Postimi i plotë:
Në përgjimet që u janë bërë disa grupeve të kriminelëve në Serbi, në 1572 biseda gjithsej, vazhdimisht ka dalë që fliste me ta Aleksandër Vuçiqi. Edhe i biri, ka plot selfie me grupe kriminale në stadium e gjetkë. Vëllau i presidentit serb, Andreja, ka qenë i lidhur poashtu direkt me disa grupe kriminale. Ama keq që nuk kemi politikanë që do t’i tregonin edhe këto fakte në BBC.
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...