Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se Kosova po kalon një vit të vështira, e që do të mbahet mend si viti i depresionit nga krizat e njëpasnjëshme.
Sipas tij, Qeveria është akomoduar në kolltuqet e pushtetit, e kanë humbur ndjenjën ndaj qytetarëve
“Këto kriza po lulëzojnë si pasojë e kësaj qeverie që nuk po adreson problemet e qytetarëve si dhe krizën aktuale. Do të ndalem tek kriza e rëndë ekonomike nga e cila qytetarët po varfërohen çdo ditë e më shumë. E kriza momentale janë edhe grevat.Kjo Qeveria më shpejtë se do të mund të imagjinohej është akomoduar në kolltuqet e pushtetit dhe ka humbur ndjenjën ndaj qytetarëve, për faktin se vetë janë akomoduar mirë dhe s’kanë arsye për të qenë të pakënaqur për të gjitha krizat që po ndodhin tek qytetarët. Kanë humbur komunikimin me qytetarët dhe krizën me të cilën po kalon vendi nuk po e shohin si krizë ekonomike. Çmimet esenciale kanë arritur në nivele të papërballueshme, përderisa çmimet kanë ndjekur një ritëm të shpejtë të rritjes të ardhurat e punonjësve kanë mbetur të pandryshuara e në terma real fuqia blerëse e qytetarëve ka rënë shumë”, tha Krasniqi.
Ai theksoi se qytetarët që patën standard jetese mezi po ia dalin, e të tjerat janë drejt pragut të varfërisë./arbresh.info/
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...
Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohe...
Trump: Duam të flasim me Iranin, por nuk kemi me kë
Ulet me 20% akciza e karburanteve në Shqipëri