Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, zhvilloi një takim me deputetin gjerman Thomas Hacker, raportues për Kosovën në Bundestag.
Në një postim në Facebook, Krasniqi theksoi se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërpartiak mes PDK-së dhe Partisë Liberale Gjermane (FDP).
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë ta mirëpres në Prishtinë deputetin gjerman Thomas Hacker, i cili është edhe raportues për Kosovën në Bundestag. Biseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërpartiak mes PDK-së dhe FDP-së gjermane, edhe përmes aktiviteteve të përbashkëta me Fondacionin Friedrich Naumann (FNF).
Po sot, bashkë me z. Hacker, hapëm seminarin “Lidershipi dhe Qeverisja Liberale: Perspektivat për Kosovën”, organizuar nga FNF. Ishte një diskutim frymëzues mbi rëndësinë e liberalizmit në politikën tonë, ku bashkë me asamblistë nga Partia Demokratike e Kosovës, theksuam nevojën për një politikbërje të bazuar në ide e vlera dhe lidership të vendosur që adreson sfidat e kohës sonë.
Shpreh mirënjohje për partneritetin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që kemi me miqtë tanë gjermanë të partisë FDP. Ky është një moment kyç për Kosovën dhe një mundësi për të rikthyer fokusin tek politika e përgjegjshme që ndërton një të ardhme më të mirë për të gjithë. Unë jam i bindur për rëndësinë që vlerat liberal-demokratike kanë për të ardhmen e Kosovës si kundërpeshë ndaj populizmit dhe bazë për zhvillim e vendit dhe mirëqënien e qytetarëve./Arbresh.info
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim i gru...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës