Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili ndodhet në arrest shtëpiak, Frashër Krasniqi sapo është regjistruar në Kuvend.
Krasniqi e ka marrë dje lejen nga gjyqtari Beqir Kalludra që të shkojë në Kuvend për regjistrim dhe po ashtu të marrë pjesë në seancën konstituive të 3 gushtit, shkruan arbresh.info.
Krasniqi tha pas regjistrimit se fakti që ai është zgjedhur deputet do të thotë se populli ka vendosur tu besojë aktivistëve të pafajshëm të Vetëvendosjes dhe jo, siç tha gjykatave të kapura të klanit Pronto.
“Sot unë u regjistrova në Kuvendin e Kosovës si deputet i zgjedhur mirëpo mendjen e kam tek aktivistët e Vetëvendosjes që ndodhen në burg e që janë tërësisht të pafajshëm. Populli i Kosovës ka vendosur të mos u besoj storjeve dhe veprimeve të pavërteta të gjykatave të kapura prej klanit Pronto por pafajësisë së aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Krasniqi.
Ai u shpreh se si deputet do ta ngris vazhdimisht zërin për drejtësi sidomos në rastin e aktivistit, Astrit Dehari i cili i gjend i vdekur në qelinë e tij në burg të Prizrenit më 5 nëntor të vitit të kaluar./Arbresh.info.
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...