Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Deliu, në Abri të Epërme.
Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se kjo masakër në Abri të Epërme, sikur edhe mbi 400 masakrat tjera të kryera nga Serbia në Kosovë, janë dëshmi se ky shtet okupator, synonte të shfaroste shqiptarët me tërë arsenalin ushtarak dhe me metodat më barbare të mundshme.
“Para 24 vjetëve, gjenocidi serb kundër shqiptarëve u përsërit me fytyrën e vet të vërtetë, me tërë brutalitetin e ushtrisë okupatore në Abri të Epërme, ku cak i sulmeve ishte Familja Deliu. Në këtë ditë, u masakruan 23 anëtarë të pafajshëm të kësaj familjeje të madhe”, ka shkruar Krasniqi.
I pari i PDK-së ka thënë se kjo masakër në Abri të Epërme, sikur edhe mbi 400 masakrat tjera të kryera nga Serbia në Kosovë, janë dëshmi se ky shtet okupator, synonte të shfaroste shqiptarët me tërë arsenalin ushtarak dhe me metodat më barbare të mundshme.
Ai ka kujtuar edhe tre heronjtë e UÇK-së nga Abria e Epërme, që ranë po atë ditë në altarin e lirisë, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj./arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...
Trump shpall armëpushim tre-ditor midis Ukrainës dhe Rusisë
Abdixhiku: LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të sa...
Fundjavë me diell dhe vranësira të pjesshme
Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen k...
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK