Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se roli i gjeneralit në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik, shkruan Arbresh.info.
“Përkushtimi i tij në bashkëpunimin me krerët e UÇK-së dhe në përpjekjet për paqe do të mbetet gjithmonë i paharruar.”, u shpreh ai.
“Pushoftë në paqe”, përfundoi Krasniqi.
Ndryshe, lajmin për vdekjen e gjeneralit Jackson e ka bërë të ditur Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë në rrjetin social ‘Facebook.
Jackson në emër të NATO-s, ka negociuar në Kumanovë me ushtarakët serbë për kapitullimin e Jugosllavisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...