Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Në një prononcim për media, ai e ka quajtur situatën të paprecedentë dhe ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e kësaj gjendjeje.
“Vetë e kanë miratuar ligjin pa votat tona, edhe në atë ligj e kanë shkruar vetë se nuk mundet kryeministri dhe ministrat e ekzekutivit me u betu si deputet, është çështje shumë e thjeshtë. Logjika e tyre me shkel Kushtetutën me çdo kusht është logjikë që nuk mundet me kalu në Kuvendin e Kosovës. Nuk do të lejojmë të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës”, u shpreh ai.
“Ftojmë zotin Kurti që te japë dorëheqje. Pa ndrru situata nuk ndryshon vota. Ata do të duhej sot që të japë dorëheqje. Ne kemi ardhur këtu për të votuar. Këta me 52 vota janë larg. Atyne edhe kur s’ju pëlqen moti e akuzojnë opozitën. Nuk do te luajmë rol bllokues. Jam i bindur me 52 vota, zoti Kurti nuk është në gjendje të bëje Qeverinë. Ne jemi të gatshëm në rast të dështimit të tij. Me Listën Serbe jo”, tha tutje./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...