Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar aktivistët e rinisë së partisë me rastin e 24 vjetorit të themelimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se RDK ka nxjerrë personalitete, që kanë bartur pozita me përgjegjësi udhëheqëse shtetërore e lokale, duke dhënë kontributin e tyre të shquar në shtetformim e shtetndërtim.
“Të palëkundur në vizionin tonë, edhe kapitullin e ri për Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës do ta hapë me të rinjtë, për ta ndërtuar bashkë të ardhmen në vend. Mirënjohës pa fund për të gjithë aktivistët e RDK-së nga viti 2000 e deri më sot. Shumë krenar për gjithçka që përfaqësojmë. “, u shpreh ai./Arbresh.info
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...