Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku tha se e ka njoftuar atë për qëndrimet e partisë së tij lidhur me situatën politike në vend.
Krasniqi ka pohuar se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të tërheqë kandidatin aktual
“Në emër të PDK-së, kërkova që kryetari i VV-së, Albin Kurti, ta ndryshojë kandidatin dhe të vijë me një propozim që ka mbështetje. Një gjë e tillë nuk pres që të ndodhë. Duhet ta shohim këtë takim si një hap të parë për të gjetur një rrugëzgjidhje. Kam propozuar që presidentja, në zbatim të përgjegjësive që i ka për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve, që në një moment kur ajo e vlerëson të nevojshme, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, qoftë me një pyetje apo përmes dërgimit të një lënde në Kushtetuese për gjithë procesin zgjedhor. Ne kemi një problem politik. Nuk besoj që ka dalë tym i bardhë”, u shpreh Krasniqi./Arbresh.info
Shqipëria e pret sonte Izraelin në “Air Albania”
Dua Lipa publikon albumin e fotografive nga dasma me Callum ...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia nis hetimet
Vjedhje e rëndë në Podujevë/ Hajnat marrin stoli ari e argje...
Fabrizio Romano i hedh poshtë spekulimet për një largim të m...
Zhduket një burrë në Vushtrri