Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se opozita është dashur të shkonte në seancën e thirrur nga kryeministri dhe të thoshte mendimin e saj, por ajo nuk e shfrytëzoi penalltinë për të shënuar golin e saj të radhës.
Ai ka theksuar se opozita po të behej pjesë e Grupit të Qeverisë do të ishte më me interes të madh për vendin, sesa të ngulte këmbë për një rezolutë që nuk mund të ketë fuqi më të madhe se sa e ka Kushtetuta e Kosovës, e cila garanton tërësinë territoriale të Kosovës.
“Rezoluta, cila është fuqia e saj. Një gjë është e vërtetë, seancë emergjente mbi seancë emergjente nuk është dashur të ketë, sidomos kur seancë ka qenë e caktuar. Pa dyshim, kjo gjellë e ligë e ka edhe kryegjelltarin e saj. Pa marrë parasysh këtë që ndodhi, opozita është dashur të shkonte në seancën e thirrur nga Kryeministri dhe të thoshte mendimin e saj, por ajo nuk e shfrytëzoj penalltinë për të shënuar golin e saj të radhës. Është e ditur, shpirtngushtësia nuk të len të shikosh e mendosh esëll. Opozita edhe po të behej pjesë e Grupit të Qeverisë do të ishte më me interes të madh për vendin sesa të ngulte këmbë për një rezolutë që nuk mund të ketë fuqi më të madhe se sa e ka Kushtetuta e Kosovës, e cila garanton tërësinë territoriale të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Ai më tutje ka shtuar se, “kjo situatë e krijuar në politikën tonë e në institucionet tona më kujton atë thënien e Nënave tona e cila thotë: “Bash për armik”. Miqtë kanë pritur diçka tjetër! Sigurisht jo ketë kaos politik e institucional”.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira