Anëtari i KQZ-së nga VV-ja, Alban Krasniqi, ka thënë se dy lajmet e shpërndara së fundi, ai në lidhje me raportimet se ambasadori Martin Berishaj, ka marrë votat nga kutitë postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadë, si dhe lajmi për kamionin nga Serbia që ka sjellë kamerat e sigurisë, sipas tij janë dezinformata që janë në dëmë të integritetit të punës së KQZ-së.
Ai ka thënë se lajmi që një kamion me traga serbe ka bartë kamerat e sigurisë që do të përdoren në vendvotime, është dezinformatë, sipas tij ai kamion ka qenë kamion i kontraktorit me te cilin ka pas kontratë KQZ-ja dhe i ka bartë kamerat.“Ka qenë dezinfomatë, kush do që i ka shpërndarë.
Ai kamion me çfarëdo targa ka qenë kamion i kontraktorit me te cilin ka pas kontratë KQZ-ja dhe i bartë kamerat.
As nuk ka qenë ajo apo kjo ministri, as qeveria nuk ka pas lidhje me atë kamion”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se edhe lajmi se ambasadori Martin Berishaj, ka marrë votat nga kutitë postare në Zagreb, dhe i ka dërguar në ambasadë, është e pa vërtetë dhe se me këtë qasje sipas tij, mediat me këtë rast kanë pasur përpjekje për të denigruara dinjitetin edhe të KQZ-ë, MPJ-së dhe ambasadorit në fjalë.
Po asdhtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe rreth raportimeve të mediave gjatë ditës së zgjedhjeve.
Sipas këshillit te KQZ-së çdo raportimi para mbylljes së vendvotimeve për rezultatin e zgjedhjeve është shkelje ligji.
Po ashtu është bërë thirrje për të gjithë qytetarët që sot të verifikojnë se në cilën vend do te mund të votojnë.
“ Votimi në kusht nuk do të jetë siç ka nënë me parë në çdo vend votim, por kësaj radhe në çdo komunë do të ketë vetëm një qendër votimi me kusht, andaj ju bëjmë thirrje që sot cdo qytetarë te kontrolloj se cilës qendër për votim i përket”
Në fund Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bënë thirrje për të gjithë qytetarët të dalin të votojnë.
“Ju ftoj nesër të gjithë diasporën te dalin për votim, dhe po ashtu edhe të tjerët brenda Kosovës, uroj një proces sa më ta qetë”/Arbresh.info/
Moti sot me diell, temperatura arrin 28 gradë
Netanyahu thërret kabinetin e sigurisë pas raundit të ri rak...
Media shtetërore iraniane thotë se breshëria e fundit përfsh...
Ngjarje e rëndë në Itali, 45-vjeçarja shqiptare vritet me th...
Parashikimi i motit për nesër
Sirenat lëshohen edhe në një shtet tjetër në Lindjen e Mesme