Kryetari i Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me rastin e 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka shprehur mirënjohje për punën e këtij organi të sigurisë.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se policia e vendit mbetet ndër institucionet më profesionale dhe të përgjegjshme që ofron shërbime për çdo qytetarë, përcjell Arbresh.info.
“Përtej sfidave dhe mungesës së mbështetjes adekuate institucionale, Policia jonë mbetet ndër institucionet më profesionale dhe të përgjegjshme, që ofron shërbime e siguri për secilin qytetar të vendit tonë, pa dallim etnie”, shkroi Krasniqi.
Tutje, Krasniqi tha se partia e tij është përkushtuar që hartimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe punonjësve të Inspektoratit Policor ta dërgoj deri në fund.
“Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që nismën për hartimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe punonjësve të Inspektoratit Policor me autorizime policore – ta dërgojë deri në fund. Mirënjohje dhe nderim për secilin zyrtar të Policisë së Kosovës, që me punën dhe angazhimin e pakusht të tyre ndër vite, kanë ruajtur me dinjitet vizionin, misionin dhe vlerat e këtij profesioni fisnik”, përfundoi Krasniqi./Arbresh.info/
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...