Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut, ku është takuar me qytetarë të kësaj komune.
Ai ka ftuar mitrovicasit që më 9 nëntor të votojnë PDK’në, për zhvillim dhe besim.
“Arian Tahiri tashmë nuk përfaqëson vetëm PDK-në, por të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa dallim. Me edukatën dhe vlerat e tij, mishëron drejtimin për të cilin ky qytet qëndron. Përfaqëson vazhdimësinë e një Kryetari të mirë, si Bedri Hamza, që besimin e qytetarëve e ka të shenjtë – ndërsa punën e ka valutë. Me 9 nëntor, ftoj të gjithë mitrovicasit që të votojnë për zhvillim, për besim, për Mitrovicën që fiton sërish”, ka shkruar Krasniqi.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...