Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mbështetur kritikat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ram, gjatë seancës së përbashkët parlamentare Kosovë – Shqipëri, për mos formimin e Komisionit që do të verifikonte standardet e punës së Gjykatës Speciale.
“Edi Rama nuk e ka tepruar, e kemi tepruar ne që s’kemi formuar Komisionin që mbikëqyr punën e Gjykatës Speciale. Si PDK kemi pasur kërkesa, diskutime e lutje, kemi qenë të hapur në çdo formë për miratimin e një rezolute, për krijimin e diçkaje që do të na arsyetonte funksionin e Dhomave të Specializuara, se fundja është miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Nuk kemi shkuar më tutje vet si grup parlamentar, sepse s’kemi dashur që një çështje kaq e ndjeshme të shihet si politike apo përçarje mes partive”, ka thënë Krasniqi në RTK Prime.
Krasniqi për procedurat që kanë shoqëruar deri te certifikimi i Listës Serbe, ka thënë se partia e tij ka parë të nevojshme pritjen e rekomandimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Ndërkaq sa i përket mundësisë së sulmeve në veri, Krasniqi ka kritikuar Kurtin për alarmime, në vend të punës së ngushtë me institucionet e sigurisë dhe jo thirrjeve publike.
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona