Krasniqi: Ky varrim bëhet më i vështirë për shkak të mungesës së Kadri Veselit

17:51 | 7 Janar 2022

Në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës është varrosur sot Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, raporton arbresh.info.

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se ky varrim, njëjtë si ai i babait të Kadri Veselit para gjashtë muajve, bëhet i vështirë, pasi nuk është në mesin e tyre edhe ish-kryetari i partisë.

“Na vjen keq për rastin e sotëm, humbjen e nënës Ajshe. Ka qenë një zonjë dhe një grua e fortë e bujare, e cila ka reflektuar atë madhështinë, të cilën jemi mësuar ta shohim te nënat. Në këtë moment kjo vdekje dhe ky varrim bëhet më i vështirë për faktin se as këtë herë, siç ndodhi para gjashtë muajsh me babanë e tij, nuk ishte në mesin tonë miku ynë, kryetari Kadri Veseli. Kjo e bën edhe më të dhimbshëm këtë rast, por gjithsesi ne shpresojmë që edhe kjo betejë e fundit dhe tepër e rëndësishme, me të cilën po ballafaqohet ai dhe bashkëluftëtarët e tij, është çmim i lartë, por që do ta vulosë drejtësinë e luftës çlirimtare të Kosovës”, tha Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara