Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Nënë Terezën në 25 vjetorin e vdekjes, duke nënvizuar thënien e saj të njohur: “Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por, të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Krasniqi, në një postim në Facebook, shprehet se nuk ka thënie më të madhe e më kuptimplote së kjo, që është një jetëpërshkrim i gjithë aktivitetit human të Nënë Terezës.
“Nga Shkupi në Kalkutë, e nga aty në të gjithë botën, për të shtrirë dorën e kujdesit, përgjegjësisë, solidaritetit e humanizimit. Jeta e Nënë Terezës është një shembull dhe mësim për të gjithë, se çdo aktivitet i udhëhequr nga dashuria është i predispozuar për të pasur sukses e ndikim të jashtëzakonshëm. Populli shqiptar është përjetësisht krenar që botës i fali një figurë kaq të madhe e humane, si Shën Tereza!”, shkruan kryetari i PDK-së. /arbresh.info/
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...