Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka hedhur akuza të shumta ndaj kryeministrit Albin Kurti për këto tri vite qeverisje.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkeruar se kjo qeveri ka rrezikuar vazhdimisht të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.
Tutje, Krasniqi në këtë reagim ka përmendur edhe shtatoren e Kurtit në Podujevë, ku e ka cilësuar si një statujë qesharake mbi varfërinë e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Tri vite i mjaftuan Albin Kurtit në pushtet që premtimet t’i kthejë në mashtrim dhe shpresat në zhgënjim.
Tri vite të mbushura me keqqeverisje, paaftësi dhe afera korruptive, përmes së cilave është përkeqësuar jeta e qytetarëve tanë.
Tri vite përplot me veprime të papërgjegjshme, përmes së cilave është rrezikuar vazhdimisht e ardhmja euro-atlantike e shtetit tonë.
Tri vite kundër secilit aleat të Kosovës, posaçërisht SHBA-së, tashmë edhe si politikë zyrtare qeveritare.
Krejt çka kjo Qeveri i ka sjellë Kosovës për këtë periudhë është: stagnim në ekonomi, kolaps në shëndetësi, degradim në arsim, hajni me energji dhe rezerva shtetërore, dështim në infrastrukturë, skandale në politikë të jashtme, izolim ndërkombëtar dhe sanksione për Kosovën.
Për ta, e rëndësishme është që kulti i liderit të jetojë, qoftë edhe përmes një statuje qesharake prej bronzi – mbi varfërinë e qytetarëve dhe të ardhmen e cenuar të shtetit tonë.
Përbuzja – është e vetmja trashëgimi politike të cilën ky pushtet po e lë mbrapa, tashmë, në kilometrat e fundit të tij!/Arbresh.info
Hezbollahu godet Izraelin gjatë festës së Yom Kippurit
Kosova mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Lituanisë
Zhegrova e kalon Kosovën në epërsi
Ministri serb: Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në pikën ku...
Begaj në Skrapar: Investimet në infrastrukturë do të ndihmoj...
OKB: Asnjë ndihmë ushqimore nuk ka hyrë në veri të Gazës që ...