Memli Krasniqi pasi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, është pyetur nëse Bedri Hamza do të jetë pasardhësi i tij.
Ai tha se nëse Hamza kandidon për këtë post, do ta ketë mbështetjen e tij të plotë.
“Jam i bindur që kandidati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza, sepse jam i bindur që do të ishte kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova. Nëse ai kandidon për kryetar, e ka mbështetjen time të plotë”, tha ai në konferencën për media.
Ndër të tjera, Krasniqi ka theksuar se gjithmonë ka qenë i sinqertë dhe i drejtpërdrejt, duke thënë se vendimin për dorëheqje ndoshta do ta merrte më herët sikur të kishte stabilitet institucional.
“Sikur të ishte një qeveri e planifikuar, do shpallja zgjedhjet e partisë dhe nuk do të kisha garuar”, tha ai.
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë