Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka ftuar në takim ekipin menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas një njoftimit në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se për këtë ftesë nuk ka marrë asnjë përgjigje., shkruan arbresh.info.
Po ashtu ai tha se në këtë ekip anë gjithsej tre vendime të Ministrisë së Pushtetit Lokal të tre qeverive të ndryshme, që janë bazuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.
Vendimi i parë ishte marrë në qershor të vitit 2013, gjatë Qeverisë Thaçi.
Vendimi i dytë ishte marrë në qershor të vitit 2016, gjatë Qeverisë Mustafa.
Vendimi i tretë ishte marrë në shtator të vitit 2020, gjatë Qeverisë Hoti.
“Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues”.
Pika e gjashtë e vendimi të vitit 2020 parasheh që Ekipi Menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal”./Arbresh.info/
500 milionë euro të shpenzuara për asgjë, Liverpooli i Sloti...
Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Pu...
QKUK njofton se është rritur numri i pacientëve, sidomos në ...
EUROPOL thotë se ka shkatërruar një kartel ballkanik të drog...
Mendy, arma e fshehtë e Realit për përballjen e sezonit në M...
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...