Albert Krasniqi nga Demokraci+ e ka vlerësuar lajm të keq dështimin e Kuvendit për zgjedhjen e gjyqtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendit i Kosovës.
Por, ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se është mirë për procesin për alternativat që i kanë mbetur.
Krasniqi ka thënë se partitë politike duhet të angazhohen që të zgjedhin persona që janë profesionale
“Dështimi i Kuvendit për të zgjedhur gjyqtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese është lajm i keq për procesin, por i mirë për nga alternativat që i mbetën në dispozicion.
Të gjitha partitë politike, pa dallim, duhet të angazhohen që të zgjedhin persona që në radhë të parë janë profesionistë, e pastaj edhe të paanshëm politikisht.
E kur tentohet të imponohen persona që nuk i plotësojnë asnjërin prej këtyre dy kritereve, ajo ësthë goditja më e madhe që mund t’i bëhet rendit kushtetues në vend”, ka shkruar ai
Dy kandidatët në raundin final, Vigan Qorroli dhe Haxhi Xhemajli nuk kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...