Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se deputetët e opozitës nuk po kanë vullnet për vazhdimin e seancave duke bllokuar kështu punën në kuvend.
“Edhe kësaj here pozita dhe opozita kanë dështuar që të gjejnë një gjuhe të përbashkët. Pas dy orë diskutimes, mbledhjen e kryesisë e kanë lëshuar anëtarët e opozitës duke mos u pajtuar me propozimet e diskutuara. Në asnjë mënyrë opozita nuk u pajtua me propozimet tona. Nga ana tyre qasja bllokuese do të vazhdojë. Kryesia e kuvendit tashme do te filloj sezonin. Sa i përket këtyre dy seancave ato do të caktohen në vijim. Propozuam që t’i mbajmë dy seancat ndaras me zotimin që të marrim pjesë të gjithë. Mirëpo s’ka asnjë vullnet për të gjetur një situatë që do të na unifikonte. Kjo po i bllokon institucionet e Kosovës që të arrijnë në Bruksel”, ka thënë ai./Arbresh.info
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...