Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut është një ndër vendimet më të rëndësishme politike e historike të popullit për çlirim dhe pavarësi.
Krasniqi u shpreh se kjo deklaratë i parapriu hartimit dhe miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut si dhe porceseve tjera të shtetndërtimit, shkruan Arbresh.info.
“Mirënjohje për të gjithë delegatët, të cilët përmes kësaj deklarate demonstruan guxim dhe maturi politike duke e shpallur Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me të gjitha Republikat tjera të ish-Jugosllavisë, ndonëse ndërtesa e Kuvendit ku ata ishin mbledhur, ishte e rrethuar nga policia serbe.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira