Ka filluar shpërndarja e materialit zgjedhor nga depo qendrore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për zgjedhjet që priten të mbahen këtë të diele.
Materiali i ndjeshëm zgjedhor është bartur sot në orët e hershme të mëngjesit nga depo qendrore e KQZ-së për në të gjitha qendrat e votimit, në secilën prej komunave përkatëse.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se ky material i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet do të përdoret për ditën e nesërme të zgjedhjeve, shkruan arbresh.info.
“Fletëvotimet janë shtypur në Slloveni. Bazuar në listën përfundimtare të votuesve me të drejtë vote janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, por pavarësisht kësaj, KQZ ka shtypur më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve, janë gjithsej 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime që janë shtypur përfshirë edhe ato rezervë”, tha Elezi.
Rrjedhimisht janë 117 mijë e 662 fletëvotime më pak sesa numri i përgjithshëm i votuesve./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...