Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të nisë shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme të mbajtura më 9 shkurt.
Sipas njoftimit, ky institucion tha se ky proces do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 6 gusht 2025, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë shkatërrimi i materialit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025”, u tha në njoftimin e KQZ-së.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 9 shkurt të këtij viti, nga të cilat, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës e AAK-Nisma.
Ndonëse kanë kaluar gati 6 muaj nga përfundimi i këtij procesi, ende të zgjedhurit e popullit nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin, rrjedhimisht as qeverinë.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...