Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar për fushatën zgjedhore të subjekteve politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në shkurt të këtij viti.
Sipas raportit të publikuar, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar gjithsej 1 milionë e 702 mijë euro për këtë fushatë zgjedhore.
Në anën tjetër, të hyrat e partisë gjatë kësaj periudhe kanë arritur vlerën prej 1 milionë e 112 mijë euro.
KQZ ka bërë të ditur gjithashtu se shumica e këtyre shpenzimeve janë ndarë në paga dhe kompenzime, reklama, shpenzime transporti, blerje mallrash dhe kategori të tjera të shpenzimeve.
Si donacione, LVV ka raportuar për këtë periudhë shumën prej 26,801.76 euro.
Sipas këtij raporti, LVV ka shpenzuar 36,969.66 euro për paga dhe kompensime.
Për transport, kjo parti ka shpenzuar 199,816.35 euro.
Flakët përfshijnë periferinë e Los Angeles/ Evakuime emergje...
Qendra e Studentëve organizon aksion për dhurimin vullnetar ...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...