Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi i balotazhit të dielën, bazuar në raportimet nga vendvotimet, ka qenë i qetë dhe nuk është raportuar për raste që do të rrezikonin integritetin e zgjedhjeve.
Kur janë procesuar të dhënat nga 99.39 për qind të vendvotimeve, numri i pjesëmarrjes në votime ishte 32.73 për qind, bazuar në të dhënat e KQZ-së.
Në raundin e parë më 12 tetor, në 18 komunat që ishin në balotazh të dielën, dalja ishte 38.91 për qind.
Radoniqi ka thënë se së shpejti do të dilet me rezultatet preeliminare, ndërsa ka thënë se ka nisur edhe afati 48 orësh ku palët e pakënaqur mund të dorëzojnë ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa.
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu pret në takim nënkryetar...
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...
Osmani: ZPS po tenton të njollosë lirinë dhe Pavarësinë e Ko...
FBK publikon dënimet për incidentin e ndodhur në Gjakovë