Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë procesin e rinumërimit të votave për kandidatët, ndërkohë në fillim të muajit shkurt të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.
Këtë e tha për RTKlive, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tregoi se aktualisht në këtë proces rinumërimi sipas dy vendimeve të KQZ-së, atij të 13 janarit dhe të fundit të 19 janarit, janë të angazhuar 76 ekipe numërimi në QNR.
“Bazuar në këtë kapacitet dhe numri i vendvotimeve të mbetura për t’u rinumëruar, planifikojmë dhe po bëjmë përpjekje që të gjithë procesin e rinumërimit të arrijmë ta përmbyllim deri në fund të muajit janar. Pas përfundimit të rinumërimit, KQZ në fillim të muajit shkurt do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”, tha Elezi.
Ai tregoi se siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme.
“Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, deklaroi Elezi.
Më 13 janar KQZ kishte marrë vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve, ndërsa me vendimin e dytë, të datës 19 janar është vendosur që të përfshihen edhe 1,643 vendvotime të tjera, duke e zgjeruar procesin në tërësi.
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë