Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se zgjedhjet në Podujevë nuk do të shtyhen.
Në një konferencë të thirrur për media, Elezi tha se kanë kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit, nga të cilët kanë kërkuar këshilla se si të veprojnë atë ditë, raporton portali arbresh.info
“Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me institucionet përgjegjëse lidhur me masat që duhet të ndërmerren nga KQZ-ja si institucion që organizon zgjedhjet.
Ne kemi kërkuar një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që të na këshillojnë nëse KQZ-ja duhet të ndërmarrë ndonjë masë urgjente mbrojtëse specifike shëndetësore në ditën e zgjedhjeve më 15 mars 2020”, tha Elezi
Tutje Elezi deklaroi se rekomandime i kanë përcjellë tek menaxherët e qendrave të votimeve dhe anëtaret që dotë merren me zgjedhje.
“Gjatë ditës ne kemi pranuar disa rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të cilat duhet të ndërmerren gjatë ditës së votimit në qendrat e votimit dhe në vendvotime. Pra, këto rekomandime/udhëzime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i përcjellë te menaxheret e qendrave të votimit, anëtarët e këshillave të vendvotimit dhe te stafi tjetër që do të angazhohet në këto zgjedhje”, tha Elezi.

Ndërsa sa i përket fushatës Elezi tha se KQZ inkurajon të gjitha subjektet që të sillen komfor masave të marra nga Qeveria Kosovës.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon subjektet politike që të sillen komfor masave, kufizimeve të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sa i përket çështjes së tubimeve publike”, përfundoi Elezi.
Ndryshe, zgjedhjet komunale në komunën e Podujevës do të mbahen këtë të diel me 15 mars. /arbresh.info/
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat...
Vushtrria vazhdon lidershipin, afrohen Dinamo e Trepça 89 – ...
Java vendimtare në Hagë: ‘Liria ka Emër’ intensi...
Shkak i një defekti, ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm n...
Aksioni në tregun e automjeteve, Inspektorati i Prishtinës s...
Pa befasi mbyllet xhiroja e 19 në Superligën e Kosovës – Rez...