Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur afatet për aplikimin për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas njoftimit të KQZ-së, më 22 dhjetor 2024 do të nisë periudha për aplikimin e vëzhguesve të subjekteve politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, e cila do të mbyllet më 15 janar 2025.
Për aplikimin e vëzhguesve nga organizata jo-qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, organizata ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të shteteve të huaja, afati do të fillojë më 11 janar dhe do të përfundojë më 25 janar.
Ndërkaq, aplikimi për vëzhgues nga mediet vendore dhe ndërkombëtare do të hapet më 21 janar dhe do të mbyllet më 4 shkurt, pesë ditë para zhvillimit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira