Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të mbajë mbledhjen e radhës nën kryesimin e Kreshnik Radoniqit.
Në rend dite do të shqyrtohen dhe do të miratohen disa rekomandime të rëndësishme të Zyrës për çështje operative, që lidhen me procesin zgjedhor të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.
Gjatë mbledhjes, KQZ pritet të miratojë rekomandimet për akreditimin dhe konfirmimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara që garojnë në këtë raund, si dhe të vëzhguesve të organizatave dhe mediave.
Këto vendime synojnë të sigurojnë një proces transparent dhe të rregullt zgjedhor, në përputhje me ligjin dhe standardet demokratike të Republikës së Kosovës.
Zulfaj pret ambasadorin suedez, riafirmohet mbështetja ndaj ...
74-vjeçari arrestohet për vrasjen e partneres në Gjermani
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...