Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës me fillim nga ora 13:30.
Sipas njoftimit, në rend të ditës do të jetë edhe rekomandimi për ndalimin e transferimit të mjeteve financiare nga Fondi, për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Rendi i ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Procesverbali i mbledhjes së KQZ Nr.51 dhe 52/2024
3. Aktivitetet e SKQZ
4. Aktivitetet e Zyrës
4.1.1. Rekomandim për ndalimin e transferimit të mjeteve financiare nga Fondi, për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
5. Raport i Këshillave të KQZ
5.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore
5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i nominimeve për emërimin e dy anëtarëve të KKZ në komunat Obiliq dhe Ranilluk për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 9 shkurt 2025;
5.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi zëvendësimit dhe emërimit të dy anëtarëve të KKZ në komunat Junik dhe Mitrovica e Veriut për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 9 shkurt 2025;
5.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i revokimit të emërimit të mandatit të dy anëtarëve të KKZ në komunat Suharekë dhe Kamenicë për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 9 shkurt 2025;
5.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i përfundimit të mandatit të një anëtari të KKZ në komunën e Obiliqit për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 9 shkurt 2025.
6. Të ndryshme./Arbresh.info
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...