Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka dhënë detaje për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.
Ai tha se fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, do të jetë 5 ditore.
Më poshtë njoftimi i plotë i Elezit:
Afatet e aktiviteteve kryesore zgjedhore për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave janë këto:
– Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, do të jetë 5 ditore, do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor;
– Për votuesit e regjistruar suksesshëm nga jashtë Kosovës, gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht, KQZ-ja ka vendosur 15 ditë në dispozicion të tyre për të votuar përmes postës. Ky votim fillon më 29 tetor. Deri para kësaj date, KQZ-ja planifikon të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve, për ta bërë të mundur fillimin e votimit jashtë vendit. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu më 12 nëntor.
– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes ekipeve mobile, do të mundësojë Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta në komunat ku do të mbahet raundi i dytë. Deri më 11 nëntor, KQZ-ja do të indetifikojë votuesit e infektuar me COVID-19, ndërsa për votuesit me nevoja të veçanta (VNV) në instiucione, KQZ-ja do të dërgojë kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë nga 2 deri më 5 nëntor, ndërsa kërkesën në Ministrinë e Shëndetësisë do ta dërgojë deri më 10 nëntor.
– Sa i përket vëzhgimit të zgjedhjeve të këtij raundi, KQZ-ja ka vendosur që subjektet politike garuese, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare, misionet diplomatike dhe mediat të konfirmojnë listat me vëzhguesit që duan t’i angazhojnë sërish, si dhe të aplikojnë për vëzhgues shtesë. Aplikimi për akreditim të vëzhguesve shtesë të subjekteve politike, OJQ-ve, vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave, fillon më 28 tetor dhe përfundon më 8 nëntor. /arbresh.info/
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...