Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vendosur që më 19 maj të këtij viti t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror Zgjedhor po kërkon buxhet shtesë nga Qeveria.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë për “Zërin” se brenda pak ditëve do t’i kërkojnë këto të holla, për të vazhduar më pas me hapat e tjerë.
“Shpresoj që brenda pak ditëve do t’i ndërmarrim hapat për fillimin e organizimit të zgjedhjeve dhe do t’i drejtohemi së pari Qeverisë për një buxhet shtesë për këto zgjedhje, pastaj do të vazhdojmë sipas radhës me hapat tjerë të cilët janë paraparë për organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka thënë për kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...