Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Pas këtij vendimi, KQZ miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve në komunën e Mitrovicës së Veriut, ndërsa anëtarët u dakorduan që në mbledhjen e radhës të vendoset lidhur me aspektet që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës, të cilat ishin shtyrë vetëm një ditë para ditës së zgjedhjeve.
Sipas vendimit të KQZ-së, këto jaën disa nga afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore që përfshijnë komunën e Mitrovicës së Veriut:
– Periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më
21 tetor dhe përfundon më 30 tetor 2020;
– Data e mbajtjes së shortit për renditjen në fletëvotim dhe publikimi i subjekteve dhe kandidatëve është 12 nëntor 2020;
– Fushata zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore fillojnë më 12 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor 2020;
– Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve të subjekteve politike dhe organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve fillon më 27 tetor dhe përfundon më 21 nëntor 2020;
– Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve ndërkombëtar dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve fillon më 27 tetor dhe përfundon më 23 nëntor 2020;
– Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fillon më 26 tetor dhe përfundon më 27 tetor 2020;
– Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 30 tetor dhe përfundon më 7 nëntor 2020;
– Aplikimi për regjistrim për votuesit e ngujuar në shtëpi fillon 2 nëntor dhe përfundon më 6 nëntor 2020;
– Afati për regjistrimin për votuesit me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion dhe votuesve në rrethana të veçanta fillon me 16 nëntor dhe përfundon me 19 nëntor 2020;
Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për miratimin e planit të buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe buxhetit shtesë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës. Sipas vendimit të KQZ-së buxheti i planifikuar është në shumën 193 mijë e 181 euro. Në kuadër të këtij buxheti janë paraparë dy raundet, ashtu siç kërkohet me ligj. Pjesa tjetër e shpenzimeve për organizimin e zgjedhjeve në komunën e Podujevës do të mbulohen nga mjetet e alokuara gjatë muajit shkurt të këtij viti për këto zgjedhje.
Gjithashtu, me qëllim të përmbushjes në kohë të të gjitha detyrimeve ligjore për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të këtyre dy komunave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për zgjatjen e orarit të punës për anëtarët dhe stafin./arbresh.info
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...