Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vezhgo.kqz-ks.org
Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve brenda afateve.
Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë më 15 janar 2025, për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25 janar 2025, për akreditimin e vëzhguesve të organizatave qeveritare – ndërqeveritare do të përfundojë më 25 janar 2025, për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025, për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja do të përfundojë më 25 janar 2025, afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare do të përfundojë më 25 janar 2025.
“Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve” , thuhet në njoftimin e KQZ-së./Arbresh.info
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur...
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...