Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me certifikimin e disa kandidatëve për deputetë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një konference për medie tha se nesër KQZ do të mblidhet për të proceduar konfrom vendimeve të supremes.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme dhe për këtë do t’iu njoftojmë me kohë”, tha ai.
Gjykata Supreme ka vendosur për ankesat e subjekteve politike, ku dy prej tyre janë pranuar pjesërisht.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbetur jashtë listës.
Në vendimin e Supremes thuhet se kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin