Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se deri më 26 dhjetor 2024, përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.
Sipas njoftimit, deri më 28 dhjetor 2024, përmes të njëjtës platformë http://qv.kqz-ks.org qytetarët me të drejtë vote mund të kundërshtojnë pasaktësitë dhe lëshimet në listën votuese.
“Çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj, duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse apo përmes sistemit elektronik”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
“Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndinjë personi të vdekur. Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, njofton KQZ./Arbresh.info
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje