Këshilli Prokurorial i Kosovës organizoi mbajtjen e testit me shkrim për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj të shtetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në kuadër të këtij procesi morën pjesë 238 kandidatë, prej të cilëve 5 nga komunitet joshumicë dhe 93 kandidatë të gjinisë femërore.
Fillmisht, në prani të monitoruesve, sot, në ditën e mbajtjes së këtij testi, Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit hartoi Testin me Shkrim për kandidatët.
Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Prokuroial të Kosovës, Jetish Maloku, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni, mbikëqyri rrjedhën e plotë të mbajtjes së Testit të sotëm me Shkrim./arbresh.info/



Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...