Kundër amendamentit për vendosjen e koeficientit nga 1 deri në 7 për punëtorët e ndërmarrjeve publike, ka dalë Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike, KOSTT.
Kryeshefi Ilir Shala, e ka cilësuar këtë si ditë të rëndë për ndërmarrjen KOSTT.
Ai ka thënë se është nënçmim, degradim dhe poshtërim për gjithë stafin e KOSTT ky nivel i koeficientit duke marrë parasysh përgjegjësitë e ndërmarrjes.
“KOSTT nuk mund të krahasohet me kompaninë e pastrimit, ujësjellësit, ndërmarrjeve publike tjera në Kosovë. KOSTT është e lidhur me tërë Evropën dhe në këtë kontekst ka përgjegjësi të mëdha për sigurinë e furnizimin me energji elektrike për tërë Kosovë dhe ndaj Rrjetit Evropian” ka shkruar Shala në rrjetin social Facebook.
Derisa ka thënë se është i bindur se 80 për qind e deputetëve nuk e dinë se çka është KOSTT-i roli dhe përgjegjësitë e saj.
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...
Sveçla: Po krijohen skenarë që nuk qëndrojnë për Ligjin për ...
Selin dhe Gimbo flasin për raportin e tyre, tregojnë edhe un...
OKB: Fenomeni “El Nino” mund ta çojë planetin drejt temperat...
Kurti premton se Gjakovës do t`i kthehet prodhimi industrial
Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publi...