Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, mbajti takimin e radhës.
Këshilli sot ka raportuar për gjendjen e instituteve të mjekësisë së punës dhe rekomandimet që dolën, bazuar në të gjeturat nga vizita e fundit të këtyre institucioneve në Obiliq dhe Gjakovë.
“Anëtarët e Këshillit përmes një raport të shkruar, i aprovuar njëzëri nga të gjithë të pranishmit, rekomanduan që, Republikës së Kosovës, aktualisht i duhen dy institucione të mjekësisë së punës”, thuhet në komunikatën e MPMS.
Po ashtu, Qeveria duhet të formojë një komision, i cili do të shqyrtojë gjendjen aktuale të Institutit të Mjekësisë së Punës në Obiliq dhe të dalë me një vendim konkret. Këshilli ka dalë me rekomandime edhe për Institutin Kombëtar të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, për të cilin u konstatua se ka nevojë për specializimin e kuadrove të reja në fushën e mjekësisë së punës.
Po ashtu në këtë takim është rekomanduar dhe propozuar që Ministria e Shëndetësisë të hartojë listën e sëmundjeve profesionale, bazuar në specifikat ekonomike të Kosovës
Në përfundim, Këshilli ka miratuar edhe planin e punës dhe aktiviteteve konkrete për vitin 2018.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...