Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Agemi i kanë shpërndarë qytetarëve 600 bileta dhe bluza të “Dardanëve”.
Kjo shpërndarje është bërë për ndeshjen e nesërme ( e premte) mes Kosovës dhe Rumanisë e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Po ashtu, shpërndarjen e biletave dhe bluzave e ka bërë edhe sulmuesi Edon Zhegrova.
“600 bileta dhe bluza të “Dardanëve” i shpërndamë për qytetarët tanë, së bashku me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kryetarin e grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, drejtorin e sportit, Kushtrim Mushica dhe futbollistët Edon Zhegrova e Elvis Rexhbecaj, për ndeshjen e rëndësishme të futbollit që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Kosovës dhe Rumanisë”, ka shkruar Rama në Facebook.
“Interesimi për bileta ishte jashtëzakonisht i madh, pasi të gjithë duan të mbështesin ekipin tonë dhe të shohin futbollistët tanë duke shkëlqyer në fushë”, shkroi Rama./Arbresh.info
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...