Një 32-vjeçar nga Kosova është vënë nën prangat e policisë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.
Shtetasi Isuf Alija, banues në Nivokaz, Kosovë, u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK/Kosovë, pasi Gjykata Themelore Pejë, e ka dënuar me dy vite e dy muaj burg, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij Kosovës./tch/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...