Një grua 27 vjeçare qe jetonte në Siegburg të Gjermanisë, është vrarë mbrëmë nga burri i saj 36 vjeçar.
Sipas raportimit të medieve gjermane, kryesi i veprës është paraqitur në stacionin e policisë duke pranuar fajësinë dhe më pas duke u arrestuar nga policia.
Ndërkohë burime të mediave, të afërta me çiftin bëjnë të ditur se viktima dhe bashkëshorti i saj janë shqiptarë nga Vushtrria.
Sipas fqinjëve, çifti jetonte në një apartament në ndërtesën e pasme për disa muaj. Siç raportohet burri, ka punuar në një restorant aty pranë apartamentit.
Madje fqinjët e kanë përshkruar si një çift të pakuptimtë dhe se mëngjesin e ditës së djeshme ata ishin grindur,raporton ksta.de.
Gjithashtu në raportim bëhet i ditur edhe fakti se 36 vjeçari në momentin e ngjarjes kishte thirrur edhe Emergjencën duke u thënë se kishte sulmuar gruan e tij.
Trupi i pajetë i bashkëshortes u gjet në ndërtesë ku edhe mjekët konfirmuan vdekjen e saj.
Burri 36 vjeç theksohet të ketë qëlluar bashkëshorten e tij me një thikë ku gjaku ishte gjetur si njolla tek ai.
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje