Një shtetas i Kosovës është arrestuar me qëllim ekstradimi në pikën kufitare të Morinës, pasi kërkohej në Zvicër për disa vepra penale, për të cilat kishte dhe një dënim me 2 vite e 9 muaj burg.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, policia ka vënë në pranga 45 vjeçarin nga Kosovë, Skënder Murtesi i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane për “Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur”.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Zvicrës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957, raporton a2CNN.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...