Aktivisti nga Suhareka, Berat Gegaj, është ftuar për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington DC, e cila organizohet nën patronatin e Presidentit të SHBA-së – Donald Trump.
Në lidhje me këtë fakt, vetë Gegaj është shprehur i kënaqur, marrë parasysh se një ftesë të tillë e ëndërrojnë madje edhe shumica e politikanëve në vend.
“Unë Berat Gegaj, jam krenar dhe i nderuar që do e përfaqësoj familjen time, qytetin tim dhe shtetin e Kosovës. Faleminderit shumë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shprehet ai në një postim në Facebook.
OJQ e tij njihet për programin e shkëmbimit të nxënësve dhe mjekëve mes Kosovës dhe Amerikës.

Presidenti çek i kërkon NATO-s reagim më të ashpër ndaj Rusi...
Bisedimet pa marrëveshje për mospërhapjen bërthamore, Guterr...
Rama: Mikpritja në Tokio, shenjë respekti për Shqipërinë
Prokuroria jep detaje për tragjedinë me katër viktima në Shk...
Maqedonci mirëpret raportin e SHBA-së që konfirmon mbështetj...
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...